Lëvizje në Policinë e Elbasanit! Transferohet Shpataraku, Kateshi merr postin e zv/drejtorit

Shqipëria

Lëvizje në Policinë e Elbasanit! Transferohet Shpataraku, Kateshi merr postin e zv/drejtorit

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 15:17
Policia

Vetëm dy muaj pas emërimit si zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, Ulian Shpataraku është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim të kryepolicit Ilir Proda.

Shpataraku ka marrë detyrën si specialist në këtë drejtori.

Ndërkohë, pas largimit të tij nga Elbasani, Sadik Kateshi ka marrë pozitat e zëvendësdrejtorit të Policisë në këtë qytet, duke plotësuar kështu vakancën e lënë nga Shpataraku.

Ky transferim është një nga lëvizjet e fundit në strukturat e Policisë së Shtetit, që vjen pas vendimeve të kryepolicit për përmirësimin e rendit dhe menaxhimit të forcave policore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat