Aksidenti në Dragush të Lezhës/ Prej ditësh ishte shtruar në spital, humb jetën 62-vjeçari

Shqipëria

Aksidenti në Dragush të Lezhës/ Prej ditësh ishte shtruar në spital, humb jetën 62-vjeçari

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 15:36
Policia

Një 62-vjeçar i cili u aksidentua më 7 shkurt në Dragush të Lezhës, ka humbur jetën këtë të enjte në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në rrugën dytësore në fshatin dy motorçikleta, një prej të cilave drejtohej nga 62-vjeçari, u përplasën me njëra-tjetrën.

Ndërkohë drejtuesi tjetër i automjetit, u procedua në gjëndje të lirë për shkak të moshës.

Njoftim:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 07.02.2025, në fshatin Dragush, ku u përplasën motomjeti me drejtues shtetasin J. M., 75 vjeç, dhe motomjeti me drejtues shtetasin V. B., 62 vjeç, dhe për pasojë 62-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa 75-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, informojmë se:

Shtetasi V. B. ka humbur jetën ditën e sotme, në spital, ku ndodhej prej datës 07.02.2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat