Policia e Tiranës nisi procedimin në gjendje të lirë për 7 të mitur të moshave 16-17 vjeç dhe referoi në prokurori materialet për ta.
Ata akuzohen se nëpërmjet profileve fallco komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe i takonin në vende të errëta, duke u vjedhur shuma monetare.
Takimet liheshin pas bisedave në rrjetet sociale me profile false (kryesisht si femra) dhe më pas i ngrinin pritën duke i sulmuar dhe u merrnin paratë.
Po verifikohet për të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet mes tyre në rrjetet sociale dhe telefon, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.