Zbulohet shoku i dhomës së Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit

Shqipëria

Zbulohet shoku i dhomës së Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 17:42
Erion Veliaj

Pas konfirmimit të masës së sigurisë arrest me burg nga GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.

A2 CNN ka mësuar se kreu i bashkisë më të madhe të vendit është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, siç bën të ditur SPAK, është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale,  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ndërkohë që në ambientet e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat