Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë për çështjen: I mituri humbi jetën në QSUT!

Shqipëria

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë për çështjen: I mituri humbi jetën në QSUT!

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Prokuroria e Korçës ka shpallur moskopetence për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrës Spitaliore Universitare Nënë Tereza.

Prokuroria e  e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjeket e Korçës dhe Tiranës për neglizhencë me pasojë vdekjen e djalit të tyre.

Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetence, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT.

Çështja tashma do t’i kaloje për hetim Prokurorisë së Tiranës.

VDEKJA E LEO SADIKUT

Leo Sadiku, 12-vjeç, ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar. Sipas një deklarate nga spitali, i mituri nga Maliqi,  është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

“Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, sqaroi QSUT.

Por, familja pretendon të kundërtën. Nëna e tij, Roveta Sadiku, ka akuzuar mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit dhe kërkon drejtësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat