Kush do të drejtojë Tiranën? Alimehmeti zbulon detajet

Shqipëria

Kush do të drejtojë Tiranën? Alimehmeti zbulon detajet

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 20:24
Ilir Alimehmet

Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD, Ilir Alimehmeti në një studio televizive, foli për arrestimin e Erion Veliajt, duke u ndalur edhe tek kërkesa e PD për zgjedhje të reja në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Aliahmeti u shpreh se duhet të veprohet njësoj si me kryebashkiakët e tjerë.

“Kushtetuta është maja e Piramidës. Poshtë kushtetutës ka ligje, poshtë ligjeve ka edhe precedent. Çështja e Kushtetutës është që pushteti vendor dhe vendor janë të ndarë dhe të pavarur. Në momentin kur ndodh diçka me kryetarin e Bashkisë, si kjo që ka ndodhur, atëherë është shumë qartë ligji, që thotë organi përfaqësues është Këshilli Bashkiak. Fuqitë i kalojnë zonjës Kuko dhe këshilltarëve të tjerë dhe më pas me votë mund të propozojnë.

Nuk e kemi me emrin e personit, por procedura është kjo. Personi që ngarkohet me punë është i cunguar, ligji i jep vetëm që të ecë përpara ca kohë, ndaj është i përkohshëm. Kjo është arsyeja përse na duhet personi i zgjedhur, të mos e lësh Tiranën të ngecë. Nuk na intereson realiteti im imi apo i joti. Ne kemi detyrë të mos e lëmë Tiranën të ngecë. Arsyeja që ne duam ta bëjmë është sepse Tirana kështu ngec, sepse nuk dihet sa zgjat. Pra nuk mund të jetë Rama, ka një Kushtetutë që thotë nuk mund të jesh ti, përfaqësuese është Këshilli Bashkiak, dhe ekzekutiv është kryetari i bashkisë jo kryeministri, ky është precedent i keq për ne. Ndaj duhet të kthehemi me këmbë në tokë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat