Efektivët e policisë kanë marrë mbrëmjen e sotme informacion se një person ka qenë i armatosur në afërsi të Rinasit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar për kapjen e tij dhe në momentin qe i janë afruar, dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk raportohet për efektivë të lënduar. Ndërkohë autori i dyshuar është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.