Manjani tregon arsyen se çfarë të mire solli arrestimi i Veliajt

Shqipëria

Manjani tregon arsyen se çfarë të mire solli arrestimi i Veliajt

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:03
Ylli Manjani

Këtë të enjtë në emisionin “Now”, është folur rreth arrestimit të Erion Veliajt si dhe roli i drejtësisë para dhe pas këtij arrestimi.

I ftuar në Euronews Albania, juristi Ylli Manjani ndau një qasje pozitive lidhur me vendimin e këtij arrestimi në këtë moment.

“Arrestimi i Erion Veliajt është një ngjarje e madhe, jo e zakonshme në syrin e publikut pasi ishte një njeri i rëndësishëm në skaletën politike të PS-së dhe në prag të zgjedhjeve politike është diçka që nuk kalon pa gjurmë.

Në këtë kuptim shyqyr që ndodhi pasi në të kundërt nuk do ta dëgjonim Edi Ramën. Nuk do fliste, do thoshte se ‘e kam bërë unë drejtësinë, drejtësia ka suksese dhe po ecën përpara’. Shyqyr që ndodhi që të kuptojmë se paska dhe një mendim tjetër. Standartet u prishën vetëm me Erion Veliajn edhe pse kanë ikur shumë nga Partia Socialiste”, tha Manjani.

Më tej ai ka kritikuar qëndrimin e Edi Ramës si kryeministër duke shprehur se po fokusohet të Veliaj.

“Pres nga kryeministri të shikojë situatën ashtu siç është. Ngjarjen e Veliajt e bën gjë personale. Gabon kur fokusin e ka vetëm tek Erion Veliaj. Këu nuk bën më dallim Rama me Berishën. Drejtësia nuk duhet të jetë personale dhe duhet një ndërhyrje pasi Rama është një njeri i rëndësishëm”, tha juristi Ylli Manjani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat