Berisha akuza të forta ndaj Ballës: Ka liruar autorët e atentatit në Shkodër

Shqipëria

Berisha akuza të forta ndaj Ballës: Ka liruar autorët e atentatit në Shkodër

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:47
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

I ftuar në një emision televiziv, kryedemokrati thotë se sipas tij, ekzistojnë dosje ku Balla ka marrë urdhër nga bandat që të lirojë 2 persona që i vunë tritolin Lulzim Kullës në Shkodër. Për këtë, ai pretendon se ministri Balla ka përdorur prokurorin Vath Staka.

Sali Berisha: E kam theksuar në mënyrën më të përsëritur se kurrë nuk parakuptoj të gjithë punonjësit e atij organi apo të çdo organi tjetër. Kur unë shprehem për organizatë krimianle, nuk e bëj kurrë për motive politike. Unë e bëj këtë kur kam prova zyrtare absolute se prokurori, OPGJ disponojnë dosje në të cilat dokumentat të certifikojnë se Balla është i implikuar në 1, 2, 3 krime.

Konkretisht, disponojnë dosje ku faktohet se Taulant Balla ka marrë urdhër nga banda që të lirojë 2 personat që i vendosën tritolin Lulzim Kullës në mes të Shkodrës. Taulant Balla për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës ka përdorur Vath Stakën, prokuror. Vath Staka sot është në KLP. Këto dokumente i ka SKAP.

I pyetur nga Fevziu në lidhje me burimin e këtyre informacioneve, Berisha nuk ka preferuar që të zbulojë burimin duke thënë se ‘nuk ka tradhtuar kurrë në jetën e tij’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat