“Amerika s’është më prezente tek ne!” Iljazaj jep lajmin e keq për Shqipërinë

Shqipëria

“Amerika s’është më prezente tek ne!” Iljazaj jep lajmin e keq për Shqipërinë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 23:59
Analisti Elvis Iljazar dhe Donald Trump

Analisti Elvis Iljazar ishte i ftuar në Euronews Albania teksa ka folur lidhur me qëndrimin e SHBA-së dhe se sa prezente është ajo në Shqipëri.

Iljazaj ndan mendimin se ndërhyjra se Amerika e cila merej me drejtësinë tashmë ka mbaruar.

“Ka një urdhër nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio që u drejtohet të gjitha ambasadave, ku qëndrimet e këtyre mabasadave për çdo çështje që do mbajnë qëndrim dhe do hedhin para, duhet të bëjë tre pyetje, nëse kjo e bën Amerikën më të madhe, më të pasur apo më të sigurtë.

Ajo Amerikë e cila ndërhynte dhe merrej me drejtësinë dhe demokracinë nëpër vende ka mbaruar, nuk është më. Ky është një problem dhe një lajm i keq për Shqipërinë. Personalisht e shof diçka pozitive prezencën e Amerikës në Shqipëri, në Rajon dhe në Ballkan. Do ta shofim në vijim nëse do jetë më mirë kështu për sigurinë e Shqipërisë, Kosovës e Ballkanit mos prezenca e saj”, tha Elvis Iljazaj.

Ai ka shtuar se ka një politikë të jashtme komplet të ndryshme amerikane dhe në gjykimin e tij, nuk do presim më ndërhyje të ambasadave amerikane për drejtësinë, ose do jetë një ndërhyrje më e reduktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat