Sot priten reshje të herëpashershme shiu, si parashikohet të jetë moti! Ja temperaturat

Shqipëria

Sot priten reshje të herëpashershme shiu, si parashikohet të jetë moti! Ja temperaturat

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e  herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug  ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet  deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:në zonat malore 0 deri 11°C, nëzonat e ulëta 6 deri 16°C , në zonat bregdetare 7 deri 16°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat