Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet në kufi 25-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet në kufi 25-vjeçari

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia kufitarë në Dibër ka arrestuar një 25-vjeçar i cili rezulton u shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të piramidës 15, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, shtetasin Aleksander Rrasa, 25 vjeç, banues në Shkodër”, bëri me dije policia

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat