SPAK kërkesë policisë: Pse nuk u mor asnjë masë sigurie gjatë gjyqit ndaj Veliajt?

Shqipëria

SPAK kërkesë policisë: Pse nuk u mor asnjë masë sigurie gjatë gjyqit ndaj Veliajt?

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

3 institucione përfshirë GJKKO dhe SPAK, i kanë bërë shkresë Policisë së Shtetit me kërkesën për informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë sigurie nga strukturat e Policisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Përmes një njoftimi për mediat GJKKO shprehet se “Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ”. GJKKO e cilëson indiferentizëm të pashpjegueshëm qëndrimin e policisë në një situatë që mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ.

“Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit”, theksohet në njoftimin e SPAK.

“Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ. Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë. Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025”, thuhet mes të tjerash në reagimin e SPAK.

Të hënën para GJKKO u mblodhën mbështetës të Erion Veliajt të cilët bllokuan rrugën dhe kalimin e stafit të institucioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat