Mbi 100 persona janë marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore pas vetëvrasjes së 17-vjeçares në Gjirokastër.
Pjesë e marrjes në pyetje kanë qenë stafi pedagogjik, drejtues të institucionit e zyrës arsimore si edhe nxënës të gjimnazit Siri Shapllo.
Prokuroria e Gjirokastrës tashmë ka një akuzë të ngritur për humbjen e jetës së adoleshentes.
17-vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të së resë e cila ndërmori këtë akt ekstrem.
Burime nga organi i Prokurorisë thanë se është gjetur dhe sekuestruar një letër e shkruar në gjuhën angleze në të cilën ajo shkruante ‘ Po ndihem e bullizuar..’