Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se institucionet e drejtësisë janë vënë nën sulm, sipas tij kriminal nga institucione të tjera të shtetit.
Në konferencë me gazetarët, ish kryeministri deklaroi se rrogëtarë shteti dhe policë me dhe pa armë rrethuan SPAK dhe GJKKO.
Sipas tij, janë kërcënuar gjyqtarët dhe prokurorët dhe kjo tha ai -Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratike, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson”.
Berisha: Dje qytetarët shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara në historinë e narko shtetit sulmit kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga institucione të tjera të shtetit.
Dje ishte puntata më kulmore e narkosit në Shqipëri. Protestë e organizuar, e lajmëruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtare të shtetit dhe policë me dhe pa armë rrethuan për orë të tëra GJKKO dhe SPAK.
Mbajtën të ndryrë në gjykatë gjykatës dhe punonjës së administratës, sulmuan si banditë veturat, makinat e tyre. U sollën sikur ato të ishin institucione të pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe totale, por shkallën e kriminalizimit të drejtuesve të narko shtetit shqiptar. Të dërgosh mijëra rrogëtar për të rrethuar një institucion të zbatimit të ligjit. Të kërcënosh me jetë gjykatës, i nxitur direkt nga Edi Rama është një apel për cdo shqiptar. Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratike, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson.