Protesta para SPAK për Veliajn, Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë!

Shqipëria

Protesta para SPAK për Veliajn, Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë!

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryeministrin Edi Rama, për protestën para SPAK, teksa zhvillohej seanca gjyqësore nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje”, tha kreu i PD-së.

Berisha deklaroi se është e patolerueshme sipas tij, që segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.

Nëse vazhdojnë të thërrasin protesta do përballen me opozitën”, tha Berisha, ndërsa paralajmëroi kryeministrin të mos destabilizojë vendin në prag zgjedhjesh.

Ndër të tjera, Berisha tha se një natë para protestës qarkullonin mesazhe në celularët e të gjithëve, ku punonjësit sipas tij, thonin se “po na detyrojnë të shkojmë”.

“Kishte banditë që godisnin makinat e gjykatësve. Mos guxo të ndërmarrësh aktin më të vogël dhune, mos guxo, se popullin do e kesh edhe ne Surrel”, tha ai.

BerishaAkte të tilla, që destabilizojnë vendin në moment zgjedhjesh janë të dënueshme. PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.

Ky është narkoshtet, por është e patolerueshme. Nëse vazhdojnë të thërrasi protesta do përballen me opozitën. Kam vendosur të bëjë transparencë, siç janë kureshtare gazetarët, janë edhe qytetarët. Nuk mundet të ndodhi kjo që ndodhi.

Ndaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel, mos destabilizo vendin, do përgjigjesh për të gjitha. Një natë më parë qarkullonin mesazhe në celularët e të gjithëve, që po na detyrojnë të shkojmë. Kishte banditë që godisnin makinat e gjykatësve. Mos guxo të ndërmarrësh aktin më të vogël dhune, mos guxo, se popullin do e kesh edhe ne Surrel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat