Plagosi me thikë të miturin, arrestohet 18-vjeçari në Mat

Shqipëria

Plagosi me thikë të miturin, arrestohet 18-vjeçari në Mat

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është arrestuar në Mat, i cili dyshohet se plagosi me thikë një të mitur.

Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz pas një konflikti çasti.

18-vjeçari, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas euronews.al, 17-vjeçari i plagosur u transportua me helikopterë drejt Traumës ditën e djeshme. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, dhe sipas informacioneve të ardhura nga policia është jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat