Një 25-vjeçar, punonjës nga një kompani që merret me montimin e kondicionerëve është rrëzuar nga lartësia teksa punonte.
Përmes një njoftimi policia tha se referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 52 vjeç, përfaqësues i një kompanie për shitjen e kondicionerëve.
Gjatë montimit të dy kondicionerëve, në një pallat, ka rënë nga lartësia shtetasi J. Z., 25 vjeç, punëtor i kompanisë.
Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.