Chris LaCivita në PD/ Analisti: Nuk mendoj se strategu i Trump erdhi t’i bëjë fushatën Berishës pa lejen e Trumpit

Shqipëria

Chris LaCivita në PD/ Analisti: Nuk mendoj se strategu i Trump erdhi t’i bëjë fushatën Berishës pa lejen e Trumpit

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:46
Analisti Shpend Gashi

Analisti Shpend Gashi foli sot në studion e News24 lidhur me ardhjen e Chris LaCivita në Shqipëri, këshilltari i presidentit Trump, i cili do të drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Gashi tha se nuk mendon se LaCivita erdhi në Shqipëri pa lejen e Presidentit amerikan, teksa tha se kryetari i PD, Sali Berisha është non grata në SHBA dhe administrata Trump e di këtë.

Shpend Gashi: Opozita po krijon një lloj fryme por nuk e di a do jetë decizive në 11 maj, por di të them që hendeku mes PD dhe PS është ngushtuar. Sërish ka një plus PS sepse është më e strukturuar. E shoh në thelb a është kapërcyer përçarja e demokratëve? A do të hiqet non grata? Me lëvizjet që po bën Trump mund të mos ketë një mosnjohje për periudhën 2020-2024 por nuk besoj se do ketë heqje të non gratës de jure sepse bie parimi i shtetit amerikan…

Nuk mendoj se një nga njerëzit që i bën fushatën presidentit Trump nuk ka marrë bekimin e Trumpit për të shkuar dhe për t’i bërë fushatën një të shpalluri non grata nga SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat