Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Petro Koçi: Kur u mor masa për Berishën, PS-ja nuk bëri “dasmë”

Shqipëria

Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Petro Koçi: Kur u mor masa për Berishën, PS-ja nuk bëri “dasmë”

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Deputeti socialist, Petro Koçi

Deputeti socialist, Petro Koçi shprehet se PS nuk është e lëkundur për reformën që sipas tij e bëri vetë mazhoranca, atë në Drejtësi. Në studion e Neës24, Koçi tha se duhet bërë një bilanc për të parë çfarë nuk shkon duke theksuar se institucionet e drejtësisë e kanë kthyer në normë dhënien e masës së paraburgimit në çdo rast.

Ai e konsideroi të tepruar entuziazmin e opozitës pas arrestimit të Erion Veliajt duke theksuar se kur SPAK dha masën për Sali Berishën vitin e kaluar, socialistët qëdruan të ftohtë.

Petro Koçi: Vjen një periudhë që duhet bërë një bilanc dhe është koha e këtij bilanci për të parë se çfarë nuk ka shkuar në këtë periudhë. Fakti që paraburgimi është bërë një normë thuajse në 100% të rasteve, përjashto Berishën, ka ndodhur, besoj se kërkon një reflektim nga brenda sistemit.

Në atë dosje kishte një lapsus, por unë s’mendoj se ishte lapsus.

Ka qenë i paradënuar nga Berisha, Veliaj duhej të burgosej. Kur u mor masa për Berishën ne, PS-ja, nuk bëri “dasmë”, siç ka bërë PD-ja. Kauzën për Berishën ne e kemi për të gjitha krimet, 21 janari, 97-a, Gërdeci. Gërdecin e bëri familja Berisha, jo Fatmir Mediu. Unë kam takuar Kosta Trebickën, më ka thënë që ka takuar të birin e Sali Berishës për çështjen e aferës së fishekëve. Po të më thërrasin ua them, ndjesë pastë Kosta. Por një parti politike nuk duhet të bëhet gjykatës apo prokuror.

Sali Berisha të hetohet për 21 janarin, ka shkuar hetimi deri në një farë niveli por jo më tej. Ky është problemi. Vendimet i shpall tjetër kush edhe nëse janë të gabuara. Ne gjykojmë që edhe në këtë rast ka disa moment që i evidentojnë më mirë specialistët që e kompromentojnë me atë që ka ndodhur vendimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat