Pas SPAK, reagon edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Erion Veliaj rezulton i padënuar. Ndaj tij ka 3 vendime pafajësie!

Shqipëria

Pas SPAK, reagon edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Erion Veliaj rezulton i padënuar. Ndaj tij ka 3 vendime pafajësie!

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se Erion Veliaj nuk është i dënuar  dhe ndaj tij ka 3 vendime pafajësie. Në përgjigje të kërkesës së SPAK,  në një njoftim për mediat, institucioni i Burgjeve ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat