Mbyllet me sukses procesi i Erobordit 10-vjeçar.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook, ndau lajmin dhe u shpreh se ky emetim është më i dhe i rëndësishmi ndonjëherë.
Më tej ai shtoi se kjo tregon pozicionimin dhe respektin e Shqipërisë në treg.
“Jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi i eurobondit 10-vjecar, sapo morëm dritën jeshile që mund ta ndajmë këtë me opinionin publik.
Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë, sa i përket interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë dhe madje gjatë ditës oferta shkoi në 5.7 herë më shumë se nevoja jonë gjë që bëri të ulim normën e interesit për larguar një pjesë të investitorëve.
Ky mbulim është më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore e lindore që nga tetori i 2024. Numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuar.
Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa vende si Serbia, dhe Rumania për obligacione 10 vjeçare. Pra nuk është vetëm sigurimi i likuiditetit me kushte shumë më të mira financiare, por tregon pozicionimin e ri të Shqipëri në tregjet ndërkombëtare, besim te Shqipëria, ekonomia dhe financat e Shqipërisë.
Po i besojnë të gjithë përditë e më shumë. E di që këneta politiko mediatike mbase s’do e japë fare, se po ju mban lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës, që në 11 maj do mbetet në një vaki shembullore elektorale. Por këta lajm s’mund ta ndaja me ju përpara se në konferencën e Sigurisë në Mynih, dhe për tu kthyer sepse na pret një betejë ekzemplare dhe fitore spektakolare”, u shpreh Rama.