Rama mbërrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon kryeministrin e Bavarisë: Një mik i mirë i Shqipërisë

Shqipëria

Rama mbërrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon kryeministrin e Bavarisë: Një mik i mirë i Shqipërisë

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:39
Pamje nga takimi

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

Menjëherë pasi mbërriti në Gjermani, Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, shkruan A2 CNN.

Ka qenë vetë Rama që e ka bërë publik lajmin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehet në postimin e tij se Soder është një mik i mirë i Shqipërisë, me të cilin e lidh një miqësi e hershme.

“Bayerische Hof, Mynih - Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat