Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri

Shqipëria

Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 23:51
Oksana (Gingkina) Subashi, Fjordi

Sot në ditën e Shën Valentinit, një histori e bukur dashurie është bërë publike në Shqipëri.

Oksana (Gingkina) Subashi, nga Ukraina, pas mbarimit të studimeve në marketing, zgjedh Shqipërinë për të ushtruar profesionin e saj.

Profesioni që e njohu dhe me bashkëshortin e ardhshëm, Fjordin. Dy të rinjtë u dashuruan dhe ndërtuan familjen e tyre këtu në Shqipëri.

Një çift i bukur dhe i suksesshëm. Dy të rinjtë të dashuruar me familjen dhe profesionin e tyre, sot prindër të tre fëmijëve, tregojnë në emision që me shumë sukses kanë arritur të ndërthurin dhe të krijojnë balancën e duhur, si në rritjen e fëmijëve dhe të familjes që ata kanë, si dhe në rritjen e tyre profesionale.

Dy të rinjtë tregojnë momentet e para të njohjes duke qene pjesë e një kompanie imobiliare.

“Jemi njohur si koleg por më ngacmonte shumë, kam thënë nuk je për mua se je shumë gallata. Nuk mu duk si serioz dhe sot e kësaj dite na bën që ky humori të mos zihemi”- u shpreh Oksana.

Ndërsa Fjordi tregon se momentet e para të njohjes, përtej angazhimeve të punës.

“Fillimisht ishin bisedat për traditën. Shqipëria dhe Ukraina kanë një të përbashkët, pjesën e familjes e kanë të shenjtë. Kjo ishte gjeja më e rëndësishme që na bëri të dy të vendosnim për të lidhur jetën dhe për të vazhduar së bashku. Pjesa tjetër është e karakterit, kishim të njëjta synime. E shikonim jetën të dy njësoi në shumë këndvështrime. E kështu nisi gjithçka. Fillimisht filloi si lojë por qëkur hyri më la një impakt pozitiv. Ishte një klik. I pëlqente muzika klasike, sepse dhe unë vetë kam përfunduar studimet për kanto”

Oksana Subashi tregoi se bashkëshorti ishte shumë këmbëngulës.

“Si fillim unë u dashurova me Shqipërinë kur erdha me Agjenci Imobiliare dhe kjo industri na ka bërë për vete kështu dhe ne gjetëm njëri tjetrin. Në një moment shumë stresues, Fjordi fillon të qeshi dhe ne na kalon e gjithë situata e keqe”.

Sikurse shprehet Oksana, ftesa e parë për tu takuar ishte nga motra e Fjordit, e cila u rikthye nga jashtë shteti dhe që kërkoi që të më takonte me idenë që të huajit kanë një tjetër mentalitet.

“Fillimisht me erdhi një ftesë nga motra e Fjordit që jetonte jashtë dhe me mori në telefon. Jam motra e Fjordit-më thotë. Ok i them unë me çfarë mund t’ju ndihmojë. Ajo vazhdon – Unë jetoj jashtë dhe kam ardhur për disa ditë dhe dua të takoj dhe këmbënguli që të më takonte. Pak e çuditur, i them pse nuk ke me kë të dalësh, s’ke shoqe? Jo –të lutem dua të dal me ty.-më thotë. Dua që të jesh me patjetër.  Ndërkohë kur dolëm ishte dhe ky..Fjordi. I them, po ky pse ka ardhur? Dhe më pas motra iku dhe ne qëndruam së bashku…dhe pastaj gjithçka është histori dashurie”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat