Vota e diasporës/ Mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa

Shqipëria

Vota e diasporës/ Mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Mbi 165 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve janë miratuar rreth 132 mijë aplikime.

 Ndërsa u është refuzuar kërkesa mbi 33 mijë emigrantëve për shkak të gabimeve në aplikim apo mungesës së dokumentacionit.

Më së shumti janë refuzuar aplikimet nga Italia, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania, për shkak të adresave të paqarta ose të gabuara, ndërsa numri më i lartë i kërkesave për regjistrim vjen nga emigrantët e qarkut të Tiranës dhe të Fierit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat