Në aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). Sipas burimeve, në vendin e quajtur Pishkash, rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit.
Mjeti tip Benz, me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.