“Avokati i Popullit, një institucion kyç për mbrojtjen e qytetarëve”, Aga: Ja si qytetarët mund të kërkojnë të drejtat e tyre përmes tij

Shqipëria

“Avokati i Popullit, një institucion kyç për mbrojtjen e qytetarëve”, Aga: Ja si qytetarët mund të kërkojnë të drejtat e tyre përmes tij

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 08:25
Avokati Erald Aga

Avokati Erald Aga, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka folur mbi rolin dhe rëndësinë e institucionit të Avokatit të Popullit.

Sipas Agës, ky institucion kushtetues ka një mision të qartë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, siç është përcaktuar nga Kushtetuta.

Ai theksoi se Avokati i Popullit ka fuqinë të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese edhe pa pasur nevojë për firmat e deputetëve.

“Ky është një institucion kushtetues dhe si i tillë ka disa të drejta dhe detyra në shërbim të qytetarëve sipas kushtetutës. Avokati i Popullit ka të drejtë të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese pa firma deputetësh.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të qytetarëve. Nëse një qytetar ka një problem drejtohet te ky institucion me një ankesë, por edhe vetë Avokati i Popullit mund të nisë një hetim”, tha ai mes të tjerash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat