Prenga: Gruas së Veliajt iu sekuestruan rroba ‘firmato’ që kushtojnë me mijëra euro

Shqipëria

Prenga: Gruas së Veliajt iu sekuestruan rroba ‘firmato’ që kushtojnë me mijëra euro

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 09:48
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Prej disa ditësh, kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, i cili akuzohet për korrupsion.

Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga, shton se dyshimet për korrupsion të Velijat, lidhen edhe me disa blerje të bashkëshortes së tij, Arjola Xoxa.

“Figuron se ajo ka blerë rreth 850 mijë euro veshje, akuza këto të mohuara nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se blerjet janë bërë për aktivitete artistike”, tha Prenga për emisionin “Ëeekend”.

“Sipas burimeve që kam, kjo rezulton ndryshe, sepse në banesën e zonjës Xoxa janë gjetur dhe sekuestruar rroba me vlerë deri në 5 mijë, 10 mijë e 35 mijë euro, rroba firmato, të shtrenjta”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat