Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit tragjik që ndodhi pak minuta pas mesnatës në Pishkash të Librazhdit.
Nga pamjet që sjell korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, duket makina tip “Benz” e shkatërruar tërësisht nga goditja e fortë, që i mori jetën pasagjeres.
Ndërkohë, i plagosur rëndë mbeti shoferi, i cili pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Aksidenti i rëndë në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd, kur automjeti u përplas me një kamion, teksa raportohet se të dyja mjetet po lëviznin tej normave të lejuara të shpejtësisë.