Shën Valentini u kthye në tragjedi! Çifti do të festonte në Pogradec, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari i saj

Shqipëria

Shën Valentini u kthye në tragjedi! Çifti do të festonte në Pogradec, aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari i saj

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 11:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec. 

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares.

Ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat