Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews Albania arrestimin me urdhër të SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tabaku u shpreh se kjo dosje, që sipas saj ëshët një pjesë shumë e vogël e shkeljeve që ka bërë kryebashkiaku, reflekton mënyrën e qeverisjes; “një sistem që kanë ngritur ku për çdo kontratë publike kanë përftimet e tyre familjare financiare”.
“Rasti i Veliaj është rasti më flagrant se si pushtetin e ka përdoru për të blerë dhe kërcënuar mediat për interesa të tij personal dhe ironia më e madhe e fatit është se ai u arrestua teksa ishte live në TV me një kasetë të përgatitur që tregon gënjeshtrën në të cilën ka qeverisur Tiranën.
Çdo institucion sot po përdoret si bankomat personal i këtyre që po qeverisin. Ka prova dhe fakte të mjaftueshme në dosje, kam thënë që SPAK ka testin e tij të madh me Veliajn. Veliaj duhet të hetohet edhe për krimet që ka kryer vetë si kryetar i bashkisë, kulmi i vetëm është që ai ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ai ka prishur procesin demokratik se skena që kishin ngritur drejtorët e tij dhe ajo që ka ngritur ai janë të ngjashme”, tha Tabaku.