Mësimet nga turistët/ Të huajt që vijnë në Shqipëri kërkojnë përmirësim të shërbimit dhe ruajtjen e natyrës

Shqipëria

Mësimet nga turistët/ Të huajt që vijnë në Shqipëri kërkojnë përmirësim të shërbimit dhe ruajtjen e natyrës

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Shqipëria është cilësuar perlë, një enigmë për tu zbuluar, por ne vendasit, ndoshta për shkak të përditshmërisë e kemi të vështirë t’i dallojmë të mirat dhe problemet e vendit tonë.

Vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan gati 12 milionë të huaj, të cilët na dhanë edhe disa leksione. Por cilat janë mësimet që ne nxorëm për sa i përket natyrës, shërbimit, infrastrukturës dhe ushqimit?

“Ata na kanë mësuar që duhet të jemi shumë herë më të kujdesshëm me natyrën tonë. Duke filluar që nga plehrat, që nga kafshët e braktisura. Ndërkohë që në botë flitet që duhet të mbrojmë natyrën ne e betonizojmë e keqpërdorim, hedhim plehra rrugëve.

E dyta, jemi mikpritës, por deri në një pikë. Të shohim një njeri që na këput lulet e bahçes, apo diçka tjetër, çdo pronar bëhet bishë ndërkohë që duhet të jemi më të qetë për t’i lënë njerëzit të shijojnë ambientin.

Në duhet të ofrojmë paketa më të mëdha turistike. Çdo plazh i joni lidhet me një kala apo sajt turistik. Duhet të kemi guida shumë herë më të plota, ne ofrojmë vetëm shërbimin në shezlong dhe diell. Ushqimi duhet të jetë detyrimisht autentik, nuk vjen një italian apo një francezë për të ngrënë djathë francez apo pica apo pasta italiane“, shprehet Enri Jahaj, drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Pa e vizituar ende vendin tonë, shumë turistë paragjykojnë se Shqipëria është vend i pasigurt, por çfarë raportojnë ata pasi largohen nga vendi ynë?

“Absolutisht ne jemi vend i sigurt. Nëse do shkonim në Barcelonë do ruheshim se mos grabisin çantën. Në Shqipëri nuk ka gjëra të tilla, mund të dalësh edhe në orën 2-3 të natës dhe nuk të ngacmon njeri. Te kjo gjë jemi të sigurt, këtë e konfirmojnë dhe turistët dhe kjo është një bravo“, përgjigjet Jahaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat