Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar prapaskenat, sipas tij, të arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Erion Veliaj duhej eliminuar”, u shpreh Berisha, teksa theksoi se kryebashkiaku u mbajt në survejim nga “Nesti Angoni”, që sipas kryedemokratit janë Oltion Bistri dhe Belinda Balluku.
Berisha deklaroi se i kanë kontrolluar telefonin krebashkiakut, si edhe i kanë survejuar takimet, udhëtime hotelet ku flinte në Vienë.
“Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj”, tha ai.
Sali Berisha: Nesti Angoni nuk ishte qytetar privat, nuk ishte opozita që do të donte të ishte por nuk ishte, Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj.
Nesti Angoni ishte në fakt shteti vetë, Ishte Bistri, Balluku, Rama, pa asnjë lloj mëdyshje.
Kontrollonte telefonat, avionët, doganat, blerjet online, komunikimet online, çdo gjë.
Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri, por është totalisht Rama-Balluku, ushtarët janë të shumtë, dosja kundër Erion Veliaj është qeveritare.
Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Rama e kishte marrë me kohë.
Kishe paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt, kishte kërcënuar Erion Veliaj. Rama nuk parashkoi se me Erion Veliajn po priste degën ku qëndronte vetë sepse në vepra janë lidhur si vëllezër siamezë.
Rama ndoshta donte arrestimin e tij e tij në dhjetor apo pak më parë kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me 3-she tjetër elektorale në Tiranë.
Ndodhi në një kohë kur nuk ishte koha më e përshtatshme për të. Por miq u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritare.