Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.
Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.