34 vjetori i Partisë Republikane bëri bashkë në Tiranë figura të njohura intelektuale, themelues të saj Maksim Begeja, Genc Celo, Anila Godo etj, aleatët politikë dhe të rinjtë që çojnë përpara moton republikane për besimin tek Zoti, familja, prona dhe atdheu.
Ky përvjetor, që përkon me nisjen e fushatës zgjedhore, ishte një moment reflektimi, krenarie dhe angazhimi për të ardhmen, ku kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vuri në dukje arritjet dhe sfidat për të nesërmën, bashkë me aleatin kryesor, Partinë Demokratike.
“Ne bëmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këtu në Tiranë, në krah të kryministrit Berisha, presidenti George Ë Bush ka vlerësuar dy gjëra të rëndësishme që duhet patjetër t’i shikojmë ashtu siç ishin dhe ashtu siç duhet të jenë. E para, deklaroi Shqipëria, në NATO, e dyta, Kosova e Pavarur. Këto janë momente historike, të cilat, padyshim, duhet të na bëjnë të ndihemi krenarë, por dhe duhet të na bëjnë të mendojmë thellë, sa larg jemi asaj që duam, asaj që ndërtuam dhe asaj që duhet jetë për Shqipërinë.”- tha zoti Mediu.
Shtyllat kryesore te fjalës së Kryetarit të Partisë Republikane ishin besimi më Zot, prona private dhe ruajtja e vlerave të familjes, tre pika orientimi të cilat janë goditur nga qeverisja aktuale gjatë dekadës së fundit, por që republikanët i konsiderojnë si forcën e vërtetë që do të ndihmojë shoqërinë shqiptare për t’u ringritur. “Prindërit nuk janë numra dhe nuk mund të bëhen të tillë. Janë prej mishi dhe prej gjaku, janë jeta dhe shpirti ynë. Është e papranueshme që të pranojmë shkatërrimin e familjes duke i shndërruar ata në numra: prindi 1, prindi 2, prindi 3. Kjo s’ka të bëjë me shqiptarët, kjo s’ka të bëjë me ne. Prandaj, ne duhet të ruajmë fort vlerat tona familjare dhe respektin për prindërit tanë. Besimi në Zot dhe familje formësuon kombin shqiptar dhe kam bindjen se janë forca për ta ringritur përsëri atë.”- u shpreh zoti Mediu.
Në këto 34 vjet të rrugëtimit politik, Partia Republikane i ka qendruar besnike aleancës me Partinë Demokratike dhe tani, para zgjedhjeve sfiduese të majit te cilat jane jetike per Shqiperine dhe kombin shqiptar.
Lideri i opozitës, Sali Berisha e përkufizoi bashkëpunimin 34 vjeçar mes republikanëve dhe demokratëve si një histori të përpjekjeve të mëdha për liri, duke bërë së bashku të pamundurën të mundur. “Shqipëria, pré e të gjitha ambicjeve të perandorive dhe të fqinjëve, u anëtarësua në NATO, në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike të kohërave. E kam thënë dhe e them: Fatmir Mediu ka qenë një promotor jashtëzakonisht i rëndësishëm në atë proces që shumë-shumë të tjerë e konsideronin të pamundur, të pabesushëm, për të mos thënë të tjerë që e prisin me protesta me portretet e Enver Hoxhës, një akt madhor në historinë e kombit tonë.”- tha zoti Berisha.
Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga dita e zgjedhjeve, por me besim për triumfin e opozitës, zoti Berisha dha një mesazh të fortë për sfidën kryesore me të cilën duhet të përballen tani PD, PR dhe opozita. “të dy partive tona, u takoi ajo që rrallë ndonjëherë në histori dhe unë nuk di ndonjë rast tjetër, të përballen me një diktaturë të dytë, tashmë jo të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por të bazuar në kodet e mafias, të bazuar në kodet e narko- shtetit. Nuk ka gjë në botë që do të pengojë opozitën fitoren e saj. vendosmërinë e saj të hekurt për të rivendosur ligjin, shtetin ligjor, të drejtat e qytetarëve shqiptarë, integrimin bashkimin në Bashkimin Europian.”- u shpreh lideri i opozitës.
34 vjetori i Partisë Republikane ishte një rast i mirë për bashkëthemeluesit si Maks Begeja, Anila Godo dhe të tjerë për të kujtuar momentet historike të rrugëtimit 34 vjeçar të Partisë Republikane, duke motivuar më të rinjtë për të vazhduar misionin e ndërtimit të një Shqipërie më të mirë dhe më të drejtë.
Mediu: Në këtë rrugëtim politik, bashkë me Partinë Republikane, ndiej mirënjohje të veçantë për një njeri të jashtëzakonshëm, për Sabri Godon, si themelues i Partisë Republikane, drejtues i saj, por, mbi të gjitha, një intelektual i pakrahasuar, me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm politike, por edhe kombëtare.
Ne bëmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këtu në Tiranë, në krah të kryministrit Berisha, presidenti George Ë Bush ka vlerësuar dy gjëra të rëndësishme që duhet patjetër t’i shikojmë ashtu siç ishin dhe ashtu siç duhet të jenë. E para, deklaroi Shqipëria, në NATO, e dyta, Kosova e Pavarur. Këto janë momente historike, të cilat, padyshim, duhet të na bëjnë të ndihemi krenarë, por dhe duhet të na bëjnë të mendojmë thellë, sa larg jemi asaj që duam, asaj që ndërtuam dhe asaj që duhet jetë për Shqipërinë.
Me Partinë Demokratike kemi qenë dhe jemi dy parti të ndryshme, por kemi vepruar gjithmonë si një e vetme. Partia Republikane është partia e besimit në Zot, sepse besojmë se prej tij burojnë, na vijnë të drejtat dhe liritë tona, mundësitë për të ndërtuar lumturinë dhe të ardhmen tonë. Ky besim na jep mundësinë të kuptojmë, por dhe të luftojmë, për të mos u konsideruar thjesht numra, pjesë e një sistemi social, por individë me dinjitet dhe të drejta dhe vlera të pandashme. Besimi në Zot është besimi te liria si individ për atë që është e mirë dhe e drejtë. Besimi është një forcë transformuese e shoqërisë sonë për të për ndalur me të keqen që ka kapluar Shqipërinë.
Partia Republikane është partia e familjes. Familja është vlera me e madhe të dashur motra e vëlllezër dhe me e rëndësishme e kombit shqiptar. Familja ka qenë themeli i kohezionit tonë social dhe kombëtar. Zoti na ka krijuar si individ dhe na ka dhenë mundësitë, kemi një nënë dhe një babë. Prindërit nuk janë numra dhe nuk mund të bëhen të tillë. Janë prej mishi dhe prej gjaku, janë jeta dhe shpirti ynë. Ata janë vlera e gjithësecilit prej nesh. Na kanë dhënë dashuri pa fund me mund dhe sakrifica, ndërsa ne, shpesh, u kemi dhenë atyre thinja të bardha. Është e papranushme që të pranojmë shkatërrimin e familjes duke i shndërruar ata në numra: prindi 1, prindi 2, prindi 3. Kjo s’ka të bëjë me shqiptarët, kjo s’ka të bëjë me ne. Prandaj, ne duhet të ruajmë fort vlerat tona familjare dhe respektin për prindërit tanë. Besimi në Zot dhe familje formësuon kombin shqiptar dhe kam bindjen se janë forca për ta ringritur përsëri atë.
Partia Rupublikane është partia e të drejtës së pronës private. Prona e trashëguar duhet t’i kthehet të Zotit. A i duhet ta gëzojë, ta tjetërsojë, ta ndryshojë në interesin e vet, të familjes dhe interesin kombëtar. Nuk mundet që shteti, për interesin e vet, të shpronësojë dhe të dëmtojë interesin e pronës private duke kufizuar kështu lirinë dhe mundësinë e gjithësecilit për të ndërtuar atë që është lumturia në Shqipërinë që ka falur Zoti.
Kombi dhe interesi kombëtar kanë qënë dhe mbeten udhërrëfyes për Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike. Ne kemi pasur dhe kemi gjithmonë një yll ndriçues: mbështetjen tonë për shqiptarët kudo që janë, për Kosovën dhe pavarësinë e saj, për të punuar të gjithë si një komb, për të qenë një komb europian.
Berisha: Historia e Partisë Republikane, e bashkëpunimit të saj me Partinë Demokratike është histori e përpjekjeve të mëdha për liri. Partia Republikane, parti elitare, por parti që mbrojti me vendosmërinë me të madhe vlerat themelore të njeriut të lirë, vlerat themelore të një shoqërie të lirë, prona, adheu, patriotizmi, besimi në Zot. Në qeverisjen e përbashkët, pavarësisht nga problematikat, nuk ka vend tjetër që të ketë pësuar ndryshimet që pësoi Shqipëria në rrugën e tregut dhe të demokracisë. Shqipëria, pré e të gjitha ambicjeve të perandorive dhe të fqinjëve, u anëtarësua në NATO, në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike të kohërave. E kam thënë dhe e them: Fatmir Mediu ka qenë një promotor jashtëzakonisht i rëndësishëm në atë proces që shumë-shumë të tjerë e konsideronin të pamundur, të pabesushëm, për të mos thënë të tjerë që e prisin me protesta me portretet e Enver Hoxhës, një akt madhor në historinë e kombit tonë.
Me Partinë Republikane dhe, tashmë jo vetëm me Partinë Republikane, por dhe me parti të tjera opozitare, në këtë spektër të dy partive tona, u takoi ajo që rrallë ndonjëherë në histori dhe unë nuk di ndonjë rast tjetër, të përballen me një diktaturë të dytë, tashmë jo të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por të bazuar në kodet e mafias, të bazuar në kodet e narko- shtetit.
Nuk ka gjë në botë që do të pengojë opozitën fitoren e saj. vendosmërinë e saj të hekurt për të rivendosur ligjin, shtetin ligjor, të drejtat e qytetarëve shqiptarë, integrimin bashkimin në Bashkimin Europian.