Shën Valentini u kthye në tragjedi! Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari, zbulohet fotoja e çiftit

Shqipëria

Shën Valentini u kthye në tragjedi! Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari, zbulohet fotoja e çiftit

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 16:49
Çifti i aksidentuar

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat