Goditi një mjet tjetër teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Tiranë, arrestohet 35 vjeçari

Shqipëria

Goditi një mjet tjetër teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Tiranë, arrestohet 35 vjeçari

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe përplasi një mjet tjetër. Nga përplasja, ka vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat