Ardhja e LaCivita në Tiranë, Paloka zbulon çfarë u tha kolegëve: Në momentin që Berisha doli në konferencë me të, u shkrova në Whatsapp se…!

Shqipëria

Ardhja e LaCivita në Tiranë, Paloka zbulon çfarë u tha kolegëve: Në momentin që Berisha doli në konferencë me të, u shkrova në Whatsapp se…!

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 17:24
Deputeti i PD, Edi Paloka

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke thënë se kur Sali Berisha doli në konferencë me të, u ka thënë kolegëve “prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, me moderatorë Nisida Tufën, ai tha se i kishte shkuar mendja te arrestimi i Erion Veliajt, por shtoi se nuk e kishte menduar në këtë moment sepse sipas tij, i duhej Ramës për vota.

“Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, këtë ua kam thënë edhe kolegëve të mi. Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin  e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.

"Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.

Për pak  minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat