Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në një intervistë për Euronews Albania se pas arrestimit të Erion Veliajt bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje urgjent.
E pyetur nga gazetari Ardit Hoxha nëse e konsideron mundësinë e kandidimit për në krye të kësaj bashkie, Tabaku u shpreh se puna e saj është në Parlament dhe punën si zv.kryetare në bashkinë Tiranë e sheh si diçka të shkuar.
“Bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme menjëherë, se veç standardit ligjor është edhe ai moral, duhet që kreu i bashkisë t’i shkojë drejtësisë në fund pa asnjë lloj pushteti.
Unë e shikoj veten time në parlament, bashkia e Tiranës është diçka e shkuar për mua, është një eksperiencë shumë e bukur puna si zv.kryetare e bashkisë. Sa të kemi mundësi do punoj për qytetarët e Tiranës, por për mua beteja tashmë është në parlament”, tha Tabaku.