Lehtësimi i masës së sigurisë për Ajola Xoxën, Klodiana Lala: Ja pse GJKKO vendosi “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e Veliajt

Shqipëria

Lehtësimi i masës së sigurisë për Ajola Xoxën, Klodiana Lala: Ja pse GJKKO vendosi “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e Veliajt

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 19:06
Gazetarja Klodiana Lala

Në seancën e 12 shkurtit në Gjykatën e Posaçme, masa “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Erion Veliajt u ndryshua në “detyrim paraqitje” dhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka zbuluar se GJKKO vendosi të ndryshojë masën për faktin se kishte në kujdestari një fëmijë.

Lala gjithashtu bëri me dije se Xoxa është kthyer vetë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me drejtësinë.

“Kur gjyqtari ka firmosur masën e sigurisë sipas sistemit TIMS Xoxa nuk rezultonte në Shqipëri. Masa u vendos që gjykata të kishte mundësi të manovronte sepse mund të kishte akuza në drejtim të SPAK dhe GJKKO se e lejuan të largohej, në momentin që zonja Xoxa ka parashtruar fakte se kishte në kujdestari fëmijë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, por i ka hequr të drejtën për të udhëtuar jashtë vendit. Xoxa është kthyer vetë në Tiranë, ka marrë menjëherë avionin, nuk ka pasur asnjë shmangie të saj”, tha Lala.

Kujtojmë se Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat