Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi në Kavajë sipërmarrjen model të familjes Malja.
Në këtë biznes Ornela vijon me përkushtim rritjen e biznesit që i ati, Kadriu, ngriti 17 vjet më parë, duke ofruar shërbime e produkte të ndryshme për fermerët, me degë në Kosovë dhe shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.
Spiropali ndau në rrjete sociale momente kjo vizitë, teksa shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetjen e biznesit.
“Skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori, lehtësirat fiskale për biznesin dhe rritja e pagës minimale, janë vetëm disa nga reformat e ndërmarra, si garanci për zhvillimin e komuniteteve dhe forcimin e ekonomisë familjare e kombëtare”, tha Spiropali.