Rama: Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, atraksione natyrore dhe objekte kulti për vizitorët

Shqipëria

Rama: Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, atraksione natyrore dhe objekte kulti për vizitorët

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 21:22
Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”

Parku Kombëtar “Mali i Tomorit” mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike nga turistë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga ky park me dëborë.

“Parku Kombëtar “Mali i Tomorit” që çdo ditë pret grupe vizitorësh që ngjiten në lartësinë 2397m për përvoja të jashtëzakonshme dhe për të vizituar atraksionet natyrore e objektet e kultit”, shkroi Rama.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës që ngjallin interes të vazhdueshëm nga vizitorë dhe turistë të huaj për t’u eksploruar, krahas ushtrimit të sporteve të aventurës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat