Një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave.
Përsa i përket motit, zonat malore do të dominohen nga vranësira të dendura dhe ngrica në akset rrugore ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të vranësirave në ultësirën perëndimore duke ri-kthyer kthjellimet, por mbeten me vranësira të dendura zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.