Dyshohet se abuzonte me të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Lezh

Shqipëria

Dyshohet se abuzonte me të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Lezh

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është arrestuar për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se 38-vjeçari Simon Gjoka është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ashtu, në telefonin e tij, Policia zbuloi se 38-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e veprimtarisë së 38-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat