Kryeministri Edi Rama, është shprehur në rrjetet sociale se përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, është një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave.
Teksa ka ndarë edhe video, Rama shrpehet se ky investim synon të shmangë mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe të rrisë qëndrueshmërinë e argjinaturës, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të ujërave në zonë.
Kjo ndërhyrje mundëson edhe kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, një faktor jetik për zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë“, shkruan Rama në Facebook.