Konferenca e Mynihut/ Vengu: Korridori VIII, prioritet i qartë gjeopolitik

Shqipëria

Konferenca e Mynihut/ Vengu: Korridori VIII, prioritet i qartë gjeopolitik

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:39
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se bashkëbisedoi me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.

Ai ka theksuar se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

Ministri theksoi rëndësinë që përpjekjet financiare të Shqipërisë të shoqërohen me veprime konkrete nga BE dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit.

“Ndërlidhja e infrastrukturave kritike në Europën Juglindore kontribuon për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Europës.

I nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.

Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

Prandaj, theksova rëndësinë që përpjekjet financiare të Shqipërisë të shoqërohen me veprime konkrete nga BE dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga pika hyrëse në kompleksin portual të Porto Romanos, deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.

Jam i bindur se këmbëngulja jonë, në bashkërendim me aleatët tanë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë, do të shtojë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO-s për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian”, ka shkruar Vengu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat