Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 35-vjeaçari.
Procedohet penalisht dhe një 28 vjeçar për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular.
Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi 28 vjeç.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasimerej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues dhe pasagjer në rrugën “Sami Frashëri”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Policisië gjetën një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.