Gjuetia me rregulla të reja! Gjatë 10 viteve të moratoriumit nuk u ndal veprimtaria, disa sfiduan ligjin dhe…

Shqipëria

Gjuetia me rregulla të reja! Gjatë 10 viteve të moratoriumit nuk u ndal veprimtaria, disa sfiduan ligjin dhe…

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Prej gati 10 vitesh në territorin shqiptar funksionon moratoriumi i gjuetisë i cili ka si synim mbrojtjen e jetës së egër.

Edhe pse u kundërshtua fort nga gjuetarët, moratoriumi zgjati një dekadë, por tashmë duket se po i vjen fundi dhe rikthimi pritet me rregulla të reja.

E pavarësisht një dekade, moratoriumi nuk ndaloi gjuetinë, madje rëndom gjuetarët e paligjshëm postojnë prenë e tyre në rrjetet sociale.

Projektligji i ri, i cili pritet shumë shpejt të kalojë më Parlament, synon t’u japë më shumë përgjegjësi shoqatave të gjuetarëve për të menaxhuar territoret e tyre, mbrojtur ato dhe mbarështuar gjënë e gjallë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat