Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Peshkopi, pasi ka goditur një person.
Në pranga ra J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.
Kjo pasi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.