Avokati i Erion Veliajt: Dorëzuam ankimimin për të kundërshtuar masën arrest me burg

Shqipëria

Avokati i Erion Veliajt: Dorëzuam ankimimin për të kundërshtuar masën arrest me burg

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:32
Erion Veliaj

Ermir Beta, që është avokati mbrojtës i Erjon Veliaj ka kundërshtuar masën e arrestit me burg të shpallur ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

I kontaktuar në telefon nga gazetarja e TCH Anila Hoxha, avokati tha se kërkesën ja ka dërguar përmes postës gjykatës së apelit të posaçëm.

Në këtë apelim kërkohet shfuqizimi i masës datë 9 shkurt 2025, shpallur në mungesë nga gjyqtari antikorrupsion Z. Erjon Bani, i cili firmosi tetë masa personale, midis tyre për kryebashkiakun e Tiranës dhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Avokati deklaroi se mbrojtja po bëhet gati të apelojë edhe masën e konfirmuar në datë 12 shkurt, ditë në të cilën masat për Veliaj, dhe Elman Abule u konfirmuan arrest me burg. Kurse u zbutën për shkak të mëmësisë për Ajola Xoxën që nga arresti shtëpiak u kthye në detyrim paraqitje, si edhe për pesë biznesmenët të cilët dyshohen se korruptuan kryebashkiakun në shkëmbim të lejeve të ndërtimit dhe fondeve publike – thotë SPAK.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, sipas hetimit të deritanishëm të SPAK dyshohet se kreu korrupsion në nëntë raste dhe pastroi para, ndërsa investigimi penal nisi nga një informacion përmes postës prej shtetasit të vetidentifikuar si Nesti Angoni, të dhëna që u protokolluan korrikun e 2023.

Disa muaj më vonë SPAK u vu në lëvizje duke kërkuar si fillim deklaratat e pasurisë dhe që më tepër se një vit më vonë nga informimi prej Angonit, në vjeshtën e 2024 pyeti një sërë dëshmitarësh mes tyre edhe Ina Goxhaj e cila dyshohet se u intimidua në zyrat  e avokatit të popullit, nga deputetja socialiste Klotida Bushka, edhe ajo nën hetim në një procedim të veçuar dhe në zhvillim e sipër.

Erjon Veliaj mbahet në burgun e Durrësit dhe vazhdimisht nga qelia ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK , mes tyre edhe për gjendjen gjyqësore ku Veliaj paraqitej si një i dënuar, rrethanë që rezultoi e pavërtetë. SPAK dhe drejtoria e burgjeve sqaruan se e përshkruan si të dënuar Veliajn, për shkak të një gabimi në sistemin elektronik.

SPAK dhe gjykata e posaçme ndërkohë kërkojnë gjendjen e përgjegjës për tubimin dhe intimidimin e gjyqtarëve pas shpalljes së vendimit, gjë për të cilën policia reagoi duke u shprehur se askush nuk kishte kërkuar ndihmë mes tyre as Garda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat